Barcelona dorëhiqet nga Bernardo Silva

Barcelona dorëhiqet nga Bernardo Silva

 Gjatë orëve të fundit Barcelona i ka dhënë fund garës për të marrë shërbimet e Bernardo Silvas .

Mesfushori ndiqej prej kohësh nga katalanasit por në fund ka buzëqeshur Manchester City , drejtuesit e të cilit janë afër rinovimit të kontratës me luzitanin.

Pavarësisht se nuk është zyrtarizuar , ishi i Monacos e ka të qartë se do të vijojë nën urdhërat e Pep Guardiolas përtej 30 qershorit të 2023-shit , datë kur e finalizon kontratën me ‘’ The Citiziens ‘’.

Në lidhje me këtë hap të hedhur , 28 vjeçari është shprehur:

“ Nuk kam patur asnjë ofertë nga Spanja. Kam marrë vendimin për të qëndruar tek Manchester City dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt “ , deklaroi Bernardo Silva .

Bardhekaltërit e konsiderojnë pjesë të pandashme të projektit ambicioz , kryefjala e të cilit është fitimi i Champions Leagues .

Ky vendim sigurisht është një lajm i hidhur për Barcelonën , skuadër që duhet të kërkojë të tjerë elementë për të pasuruar organikën gjatë merkatos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy