
Artan Pogoni, pedagog, duke folur për humbjen e Gjermanisë ndaj Japonisë, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, tha se gjermanët kanë ende në fushë lojtarët që fituan Botërorin e vitit 2014, të cilët i quajti fantazma.
Pogoni deklaroi se nuk mund të ketë Gjermani të fortë, nëse nuk ka një Bayern Munich të fortë.
Gjermania ka akoma fantazmat në fushë, nga 2014. Mbas kaq viteve, Gjermania ka ende, Neuer, Muller në fushë. Nuk po ikën akoma ai imazhi që ne jemi kampionët e botës. Imagjino, kanë rikthyer Gotze.
Në Rusi, ishin të gjithë ata që ishin kampionë bote. Ka ende fantazma nga 2014. Nuk ka Gjermani, nëse nuk ka një Bayern Munich të fortë.
Të nxjerrësh lojtarin më të mirë në fushë, Gnabry, mua më duket çudi. Ajo pjesa e parë na bëri entuziastë. Por në pjesën e dytë, Japonia u nis me një marsh tjetër. Gjermania në pjesën e dytë u duk si ekip i dobët.



