
Gabri Veiga konsiderohet një ndër talentët më të spikatur të futbollit spanjoll, për të cilin do të zhvillohet një tjetër derbi madrilen .
Real Madridi dhe Atletico Madridi do të luftojnë gjatë merkatos së verës për mesfushorin , për të cilin sipas ‘ Cadena Ser ‘ , ‘’ Galaktikët ‘’ kanë ofruar 25 milionë euro plus Rafa Marin, një ndër qendërmbrojtësit më të mirë të ekipit të dytë.
Drejtuesit e Celta Vigos janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e Gabri Veigas në skemat e Carlos Carvahal por një transferim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të evidentonte progresin në karrierë dhe gjithashtu një rritje në aspektin ekonomik.
Thuhet se bardhekaltërit do ta analizojnë me detaje ofertën e gjigandëve të Spanjës, të cilët mund ta shëndërrojnë në një ndër transferimet më cilësorë të merkatos verore , periudhë gjatë të cilës ‘’ Los Blancos ‘’ sigurisht do të jenë një ndër protagonistët e saj.
Deri më tani Gabri Veiga ka kontribuar me 8 gola në 27 sfida , statistika të shoqëruara me një lojë fantastike dhe jo më kot ka tërhequr vëmëndjen e një ndër trainerëve më të mirë në botë siç është Carlo Ancelotti.



