Simeone , kandidat për Parisin

Simeone , kandidat për Parisin

Largimi i parakohshëm nga Champions League ka ndryshuar dinamikën e ngjarjeve tek Paris St Germain dhe ndër më të prekurit në këtë mes është Mauricio Pochettino.

Argjentinasi nuk mundi të bëjë shumë kundër një Real Madridi të furishëm që tregoi se është zot në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ duke evidentuar gjithashtu se eksperienca bën të vetën në evenimente të këtij niveli.

\Në ‘’ Parque de Prince ‘’ mbizotëron zhgënjimi i cili e ka çuar dëm për të disatën herë investimin e Nasser Al Khelaifit dhe listës së kandidatëve i është bashkuar Diego Simeone.

Kur flitet për argjentinasin , gjërat ndryshojnë sepse për shumë vite me rradhë ka shpalosur potencialin tek Atletico Madridi dhe sipas L’ Equipe ‘ është një kandidat potencial për  stolin e francezëve.

Kritikat e kohëve të fundit e kanë vënë në dyshim qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ pavarësisht se kontrata e 51 vjeçarit skadon 2024-tën , fakt që e detyron Parisin të investojë fuqishëm për  ishi-n e River Plates.

Koha kalon me shpejtësi dhe kuq e bluve  si mbetet gjë tjetër veçse të kenë në pankinë një lider që mund të frikësojë çdo kundërshtar dhe ‘’ El Cholo ‘’ konsiderohet i duhuri për arritjen e majave pasi  historia për fitimin e Champions Leagues përsëritet vit pas viti por suksesi është ende shumë larg .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy