
Tirana do të përballet me Partizanin më 17 maj, një sfidë që do të vendosë shumë edhe për titullin kampion.
Në këtë sfidë kaq të rëndësishme, bardheblutë duhet të bëjnë pa tre futbollistë titullarë.
Bëhet fjalë për sulmuesin Hasani, mesfushorin Hila dhe mbrojtësin Behiratche. Të tre këta futbollistë u ndëshkuan ndaj Teutës dhe kanë plotësuar numrin e kartonëve.
Shehi duhet të bëjë ndryshime të detyruara, ndërsa në derbi do të kënaqej edhe me një barazim.



