Mbrojtësi i Partizanit, Sembene Saliou iu një ndërhyrjeje kirurgjikale në krahun e majtë. Lojtari u dëmtua rëndë në ndeshjen e skuadrës U-21 ndaj Vllaznisë.
21-vjeçari kishte frakturë në krahun e majtë dhe ndërhyrja kirurgjikale ishte e pashmangshme. Klubi ka bërë të ditur, se operacioni kaloi me sukses dhe tashmë Sembene ka nisur rikuperimin.
Njoftimi i Partizanit:
Sembene Saliou i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në krahun e majtë. Mbrojtësi i kuq u dëmtua në ndeshjen e U-21 Vllaznia - Partizani duke pësuar një frakturë të rëndë në krah. Operacioni i kryer ka përfunduar me sukses dhe Saliou do ti nënshtrohet rikuperimit.



