
Ngjitja e shkallëve të suksesit me shpëjtesi vijon ti sigurojë pretendentë mesfushorit Youri Tielemans . Barcelona prej shumë kohësh po tenton me çdo mënyrë transferimin e belgut në ‘’ Camp Nou ‘’ por ekonomia e saj ka ndikuar në mosrealizimin e operacionit . Kandidatët për 24 vjeçarin nuk kanë të sosur dhe situata e ‘’ Los Cules ‘’ patjetër që do ti favorizojë për t’ia rrëmbyer talentin Leicester City-t .
Sipas Mundodeportivos vlera aktuale në merkato e Youri Tielemans është 65 milionë euro , fakt që i detyron spanjollët ti hapin krahun Manchester United, Juventusit dhe Atletico Madridit për ta larguar yllin e ‘’ The Foxes ‘’ nga ‘’ King Power ‘’.
Duke ndjekur këtë llogjikë , e vetmja mundësi për spanjollët është shkëmbimi me ndonjë lojtar që nuk llogaritet nga Ronald Koeman sepse në të kundërt do të detyroheshin të përshëndeteshin me Youri Tielemans .
Raste të tilla po marrin më shumë forcë tek ‘’ Blaugranët ‘’ drejtuesit e të cilëve kanë kalkuluar gabim në të kaluarën , veprim që po e paguajnë në të tashmen .
Fatkeqësisht deri në përmirësimin e kësaj situate kaotike Barcelonës do ti duhet ti hapë rrugën të tjerë kundërshtarëve për të firmosur me perlat e momentit.
Në 12 ndeshjet e para Youri Tielemans pavarësisht 2 golave ka rezultuar një ndihmë e vyer tek një skuadër që lufton edhe në Uefa Europa League .



