Lojtarët që refuzoi Barcelona

Lojtarët që refuzoi Barcelona

 E vetëdijshme për problemet ekonomike që është duke hasur,  Barcelona ka  firmosur  një marrëveshje të suksesshme me Tottenham Hotspurin , skuadër e cila bleu  Emerson Royal për 25 milionë euro.  Sipas  gazetarit të njohur italian Fabrizio Di Romano gjatë negociatave ‘’ Gjelat  e Londrës ‘’ i propozuan  katalanasve Tanguy Ndombele dhe Serge Aurier në shkëmbim të brazilianit por e konsideruan jo të përshtatshme ofertën e kryeqytetasve duke i dhënë prioritet fuqizimit të arkave.  

 Kjo lëvizje perceptohet si e qëlluar nga  Joan Laporta i cili kërkon me ngulm ta ngrejë aty ku duhet figurën e Barcelonës  por për arritjen e këtij objektivi duhet shumë punë në vijim .

Pavarësisht se është dobësuar paksa me largimin e Lionel Messit , emri i madh i këtij klubi konsiderohet një shtysë për të bërë mirë në vazhdim , në një sezon që për ‘’ Los Cules ‘’ do të jetë ndryshe për shkak të mungesës së argjentinasit . 

Largimi i 6 herë fituesit të Topit të Artë i ka prishur disi skemat fituese të trainerit Ronald Koeman por me eksperiencën e madhe që mban mbi supe dhe njohjes së lojtarëve të tij me siguri do ta gjejë rrugën e duhur për ta dërguar Barcelonën drejt suksesit.

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy