Gati të vishet kuqezi, Vidal jep sinjale largimi: Gjithmonë e kam ëndërruar, firmos pa hezitim

Gati të vishet kuqezi, Vidal jep sinjale largimi: Gjithmonë e kam ëndërruar, firmos pa hezitim

Arturo Vidal mund të largohet në merkaton e verës nga Interi dhe të vazhdojë karrierën në kampionatin brazilian. Ka qenë vetë mesfushori kilian, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se gjithmonë ka ëndërruar të luajë me Flamengon në Brazil.

Më tej ai shtoi se nëse i jepet mundësia, do të firmosë me skuadrën kuqezi pa hezitim.

Gjithmonë kam ëndërruar ta vesh atë fanellë, nuk mund ta mohoj. Kur ta kem mundësinë dhe nëse ka kushte, firmos menjëherë, pa hezitim. Shpresoj që të jetë së shpejti. Nëse trajneri apo drejtuesit më duan mua, ne do të ulemi në tryezë për të negociuar dhe për të arritur një marrëveshje, e cila nuk duhet të jetë e vështirë.

Përvojat e mia në Evropë mund të marrin fund. Nuk e di nëse është koha, por nëse ndodh, objektivi im është shumë i qartë: të fitoj gjithçka me Flamengon, të luftoj për Kupën Libertadores, që është gjithashtu një ëndërr, sepse është si Champions League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy