
Real Madridi dhe skuadrat e tjera do të kenë shumë ngjashmëri gjatë merkatos . Revolucioni i nisur nga ‘’ Galaktikët ‘’ pritet ti shkaktojë ngjitjen në majën e Europës dhe për këtë arsye nuk i lejohen gabimet gjatë verës. Dhimbjet e kokës për spanjollët nuk kanë ndërmend të pushojnë sepse çështja e rinovimit me kapitenin Sergio Ramos mbetet pezull dhe e pozicionon Realin krejtësisht në kundrakohë. Në këtë linjë është edhe Raphael Varane . Francezi nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe drejtuesit po analizojnë emrat që mund të zbarkojnë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .
Për shërbimet e tij ka treguar interes Manchester United dhe është gati të depozitojë në arkat e ‘’ Los Blancos ‘’ 40 milionë euro por Reali pretendon 70 , shumë që do të vihej në funksion të transferimit të Pau Torres .
Gjatë orëve të fundit është devijuar paksa nga kjo rrugë sepse sipas ‘’ Don Balon ‘’ ka dalë në skenë Aymeric Laporte . Qëndërmbrojtësi i ka liruar rrugën dyshes Ruben-Stones dhe ka kaluar në plan të dytë për Pep Guardiolan . Kartoni i francezit vlerësohet 50-60 milionë euro dhe shikohet si një hap inteligjent për të filluar revolucionin e mbrojtjes me objektivin dhënies së maksimumit në sezonin vijues .
Merkatoja e verës do të jetë përcaktuese në faktin se për kë lojtar do ti buzëqeshë fati Real Madridit .



