Alejandro Balde, prioritet për Paris St Germain

Alejandro Balde, prioritet për Paris St Germain

Ecuria shumë e mirë e Alejandro Baldes tek Barcelona po rikonfirmon faktin se është një lojtar që meriton të merret në konsideratë nga klubet me emër.

Menjëherë drejtuesit e Paris St Germain kanë nisur ofensivën për spanjollin duke qenë se preferohet nga bashkombasi Luis Enrique.

21 vjeçari ka ditur ta menaxhojë në perfeksion presionin tek një ekip si ‘’ Blaugranët ‘’ duke dhënë maksimumin në çdo sfidë, i cili është shumë i rëndësishëm për trainerin Hansi Flick.

Shpejtësia, inkursionet drejt portave kundërshtare dhe efikasiteti në prapavijë ia kanë shtuar dëshirën ‘’ Luchos ‘’ për ta patur pjesë të ekipit duke filluar nga sezoni vijues.

Mirëpo, për ‘’ Les Pariziens ‘’ s’do të jetë aspak e lehtë dhe pritet një reagim nga drejtuesit e kuq e bluve pasi është një ndër më të mirët jo vetëm në La Liga por edhe në Europë.

Dihet botërisht se loja e kampionëve në fuqi të Ligue 1 është tejet dinamike dhe përshtatja e Alejandro Baldes, gjithmonë në do të transferohet në ‘’ Parque de Prince ‘’ s’do të jetë e vështirë.

Një aspekt që e favorizon Paris St Germain në çdo periudhë merkatoje është potenciali i presidentit Nasser Al Khelaifi, të cilin e ka treguar ndër vite me blerjet shumë cilësorë.

Ndërkohë, klubi katalanas e shikon anësorin e lindur në Barcelonë pjesë të së ardhmes, edhe pse në aspektin ekonomik situata vijon të jetë e ndërlikuar.

Janë bërë katër sezone për Alejandro Balden në ekipin e parë të ‘’ Los Cules ‘’ dhe në secilin prej tyre ka treguar se meriton një vend në 11-shen e formuar nga traineri gjerman.

1 gol dhe 9 asiste në 40 sfida janë statistikat e mbrojtësit, i cili është i përqëndruar maksimalisht tek ndeshjet vijuese me Barcelonën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy