Ermal Tahiri: Italia e meritoi finalen, por ishin me një lojtar më pak

Ermal Tahiri: Italia e meritoi finalen, por ishin me një lojtar më pak

Ish-lojtari Ermal Tahiri ka thënë se Italia e meritonte finalen, por shton se ndaj Spanjës nuk u shfaq ajo që kemi parë deri tani në Europian. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Tahiri ka thënë se mungesa e madhe e skuadrës së Mancini ishte Spinazzola.

“Spinazzola ishte mungesa e madhe e Italisë. Të dyja krahët e mbrojtjes kishin shumë probleme. Spanja zotëroi topin më shumë, por pa shumë raste konkrete. Sot nuk ishte ajo Italia që kemi parë deri tani, nuk ishte ajo që zotëronte lojën. E merituan që të ishin në finale. Te goli i Spanjës ishin shumë hapur te Italia. Spanja kishte edhe disa raste të tjera. Kualiteti bën ndryshimin dhe këtë e kishte Chiesa. Italia luan me një lojtar mangut, pasi Immobile nuk është aty ku duhet. Italia e meriton dhe bravo iu qoftë për këtë arritje. Për finalen kam një mendim se Danimarka është shumë e fortë. Insigne dhe mesfusha nuk më pëlqeu.”, tha Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy