Holanda u bë skuadra e fundit që siguron kualifikimin në gjysmëfinalen e Europianit. “Tulipanët” triumfuan 2-1 me përmbysje ndaj Turqisë, në një ndeshje spektakolare.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e turqve, falë golit të shënuar nga Akaydin në minutën e 35-të.

Holanda ia doli të shënojë dy herë në pjesën e dytë, për të përmbysur rezultatin.
De Vrij barazoi shifrat në minutën e 70-të, ndërsa një autogol i Muldur në minutën e 76-të, i dha avantazhin skuadrës së Koeman. Në gjysmëfinale, Holanda do të përballet me Anglinë.



