Romela Begaj, medalje ari në peshëngritje (VIDEO)

Romela Begaj, medalje ari në peshëngritje (VIDEO)

 

Sportistja Romela Begaj ka fituar medalje ari në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Anaheim, në Shtetet e Bashkuara në Amerikës. 31 vjecarja është e vetmja sportiste që ka mbajtur lart emrin e Shqipërisë në kampionatin botëror të peshëngritjes duke arritur të fitojë kështu medalje ari pas 45 vitesh dhe shkruan emrin e vet me germa të arta në historinë e peshëngritjes sonë.

Me 235 kg në dygarësh, Begaj thyen çdo rekord të sajin duke bërë që tashmë të kapë kulmin e karrierës së vet. Në shkëputje Begaj kreu 3 prova perfekte dhe ngriti 107 kg (rekord personal), ndërsa në shtytje ngriti 125 dhe 128 kg (rekord personal). Por fatkeqësisht në fund ajo pësoi dëmtime serioze  në shpinë, kur provoi 131 kilogramët, ndërsa u largua me ndihmën e stafit të saj.

Në vendin e parë triumfoi Solis Arboleda, e jashtëzakonshme në shtytje, me 135 kg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy