Liverpooli, përcakton çmimin për Gravenberch

Liverpooli, përcakton çmimin për Gravenberch

Tek Real Madridi po punohet intensivisht për tu përforcuar për fazën më vendimtare të sezonit.

Drejtuesit tashmë po e zgjerojnë listën me emra cilësorë dhe i fundit është ai i Ryan Gravenberch.

22 vjeçari ka bërë mirë në rradhët e Liverpoolit dhe presidenca e kësaj skuadre pretendon të arkëtojë 90 milionë euro.

Mesfushori është rritur në akademinë Ajax Amsterdamit, një ndër më cilësoret e Europës po tregon nivelin në një kampionat shumë të vështirë siç është Premier League dhe gjithashtu në Uefa Champions League, kompeticion në të cilin  ‘’ Të Kuqtë ‘’ po zhvillojnë një performancë për tu marrë shembull.

Kjo shifër sigurisht është tejet e konsiderueshme dhe spanjollët po mendojnë përfshirjen e një lojtari në këtë marrëveshje për të ulur koston.

Pikërisht është Aurelien Tchouameni ai që nuk e ka të garantuar qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, një lojtar gjithsesi shumë cilësor.

Në çdo merkato ‘’ Galaktikët ‘’ fokusohen seriozisht tek talentët e kontinentit të vjetër, të cilët mund të jenë përfaqësuesit më të denjë në të ardhmen e afërt.

Eshtë sezoni i dytë për Ryan Gravenberch në ‘’ Anfield Road ‘’, i cili deri më tani është aktivizuar në 15 sfida përfshirë të gjitha kompeticionet dhe i ka ndihmuar gjigandët e Anglisë të jenë protagonistë në kampionat dhe Champions League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy