Napoli , ofertë Keylor Navasit

Napoli , ofertë Keylor Navasit

Portieri Keylor Navas parashikohet se do ta finalizojë eksperiencën në ‘’ Parque de Prince ‘’ në ditët e mbetura të merkatos .

Napoli vijon të jetë shumë insistues gjatë negociatave dhe duke ditur që Gianluigi Donnarumma mbetet opsioni numër një i Christophe Galtier për kuadratin e bardhë , kosta rikani mund të bëjë gati valixhet drejt ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.

Largimi i David Ospinas e ka detyruar ekipin e Luciano Spallettit të kërkojë urgjentisht zëvëndësuesin e kolumbianit dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘, bardhekaltërit i kanë ofruar 3 milionë euro në sezon ishi-t të Deportivo Saprissas .

 Agjenti i mirënjohur Jorge Mendes po bën një punë për tu duartrokitur në metrat e fundit të merkatos  dhe me shumë gjasa ‘’ Il Partenopei ‘’ do të jenë shtëpia e re e Keylor Navasit pas eksperiencave në ekipe si Deportivo Saprissa , Albacete , Levante , Real Madridi dhe së fundmi ‘’ Les Pariziens ‘’.

Italianët kanë zhvilluar një merkato cilësore dhe çdo sezon e nisin me objektivin e fitimit të Scudettos por fatkeqësisht nuk kanë mundur të mposhtin më të mirët e këtij kampionati dhe s’duhet anashkaluar se mund të befasojnë atëherë kur nuk e pret.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy