Fitorja me Erzenin, Mehmeti: Siguruam mbijetesën, e kisha në kontratë

Fitorja me Erzenin, Mehmeti: Siguruam mbijetesën, e kisha në kontratë

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas fitores 2-0 ndaj Erzenit.

Mehmeti u shfaq i lumtur, ndërsa u shpreh se skuadra siguroi matematikisht mbijetesën, të cilën e kishte ai në kontratë.

Jemi në një pikë ku të gjithë kanë nevojë për pikë dhe bëhet luftë. Ka situata ku del jashtë detyrave duke bërë gabime pa dashje nga presioni. Për këtë fitore falënderoj djemtë dhe klubin e Dinamos, ishte një mini-objektiv. Siguruam matematikisht rënien nga kategoria, kampionat është i çmendur.

Duhet të kemi besim. Sot e rëndësishme që morëm 3 pikë të arta që na japin qetësinë. Tani të rikuperojmë forcat e të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Unë skuadrën e mora në fund të fazës së parë dhe bëra një marrëveshje me presidentin që unë të siguroj Superioren, kjo ishte në kontratë. Tani duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Se ç ‘ndodh rrugës nuk e parashikoj dot.

Nëse do të jem i sigurt në 4-she atëherë do të bëj një analizë me stafin për titullin. Tani të sigurojmë Play-Out, nëse e kapim 4-shen atëherë do të kemi një përgjigje me bindje të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy