Juve nuk kënaqet vetëm me Ronaldon, ja strategjia për transferimin e Kylian Mbappe

Juve nuk kënaqet vetëm me Ronaldon, ja strategjia për transferimin e Kylian Mbappe

Transferimi i Cristiano Ronaldos ishte vetëm një shkëndijë e Juventusit, i cili nuk pritet t'i ndal këtu shpenzimet marramendëse. 

Së fundmi, në orbitën e bardhezinjve ka përfunduar Kylian Mbappe, me yllin e PSG-së që shihet si ideal për skemat e Massimiliano Allegrit. Sipas asaj që raportohet nga "Tuttosport" sot, Juventusi nuk heq dorë nga kampioni i botës, edhe pse operacioni që dërgon Mbappe në Torino është shumë i ndërlikuar. 

Fillimisht, kartoni i Mbappe është me të vërtetë shumë i shtrenjtë. Për 19 vjeçarin, PSG kërkon jo më pak se 210 milion euro, shifër kjo e çmendur edhe për një skuadër si Juventusi, i cili në verën që sapo lamë pas shpenzoi plot 110 milion euro për një 33 vjeçar. Megjithatë, për drejtorin sportiv të Juventusit, Paratici planin për Mbappe është një "hipotezë fantastike" e cila ngjan me planin që dërgoi Ronaldon në Torino.

Mbappe ka gjasa të kërkojë së paku 20 milion euro në vit, më pak se ajo që Ronaldo fiton te bardhezitë, por francezi 
ka shumë hapësirë për rritje dhe tashmë konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, në një moshë kaq të re. 

Sulmuesi i PSG-së fitoi Kupën e Botës me Francën në Rusi në verë, duke luajtur një rol kyç në skuadrën e Didier Deschamps.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy