
Shkëlqimi i Youri Tielemans me Leicesterin i ka shtuar bindjet e Xavi Hernandezit se duhet ta ketë nën urdhërat e tij në të ardhmen .
Spanjolli e njeh shumë mirë këtë pozicion , në të cilin u konsiderua një ndër më të mirët në botë në të kaluarën dhe momentalisht Barcelona është ekipi më i interesuar për belgun.
Kontrata me ‘’ The Foxes ‘’ përfundon në 30 qershor por anglezët nuk kanë mundur të avancojnë në lidhje me rinovimin e saj duke i dhënë avantazh ‘’ Los Cules ‘’ për t’ia rrëmbyer një ndër nxënësit më të mirë trainerit Brendan Rodgers .
Transferimi nga Monaco në ‘’ King Power ‘’ rezultoi i goditur në shenjë sepse që nga ai moment 25 vjeçari veçse e ka rritur nivelin në fushën e lojës dhe pas pesë sezonesh tek Leicester City , numëron 25 gola dhe 28 asiste në 183 sfida.
Gjithsesi ‘’ Blaugranëve ‘’ i mbetet një çështje shumë i rëndësishme për të zgjidhur, e cila lidhet me të ardhmen e Frenkie De Jong.
Së fundmi Manchester United ka tentuar për hollandezin dhe një ekip si Barcelona gjithmonë e ka asin nën mëngë për të evituar ndonje pakënaqësi gjatë rrugës , duke iu referuar edhe potencialit të ‘’ The Red Devilsave ‘’ në aspektin ekonomik.



