Gazetari Ndrec Gjonaj i Dukagjini TV në Kosovë, thotë se kritikat ndikuan dhe ekipi i futbollit të fitojë dy herë radhazi me Lituaninë dhe Qipron.
Këto fitore janë të mirëserardhura, por Kosova në muajin nëntor do të ketë përballjen me Rumaninë dhe duhet të fitojë me shifrat 4 me 0 që të kalojë në fazën e Play Off të Ligës së Kombeve, për botërorin 2026.
Do të jetë shumë e vështirë, edhe pse këto dy fitore e kanë qetësuar disi situatën në klubin e Kosovës,
Duke folur për MCN Informacion, ai shtoi se Rumania është kundërshtari i vështirë dhe aty do të shihet diçka, pasi në ndeshjen e parë Kosova humbi 3-0.
Lidhur me trajnerin e kombëtares Franco Foda, Gjonaj deklaroi se ka tre fitore dhe një humbje në ndeshjet zyrtare dhe kjo tregon vendosmërinë e mirë në përzgjedhje prej tij.



