Koronavirusi dhe dëmtimet, tre lojtarë nuk grumbullohen me Kombëtaren

Koronavirusi dhe dëmtimet, tre lojtarë nuk grumbullohen me Kombëtaren

Kombëtarja shqiptare nuk do të ketë në dispozicion tre futbollistë të thirrur nga Edy Reja për tre ndeshjet që kuqezinjtë kanë kundër Kosovës, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, dy të fundit për Ligën e Kombeve.

Për shkak të situatës së pandemisë nuk është lejuar të udhëtojë nga Kuvajti Lorenc trashi, ndërsa në karantinë është Marash Kumbulla, për shkak të një lojtari pozitiv te Roma. Ndërkohë për shkak dëmtimi do të mungojë edhe Giacomo Vrioni, ndërsa trajneri Reja ka thirrur menjëherë zëvendësuesit.

Bëhet fjalë për dy futbollistë të Tiranës, Erion Hoxhallarin si dhe Ismajlgecin. Saktësohet se për Kumbullën ka pak shpresë për t’u bashkuar me ekipin të premten, por do të humbasë miqësoren me Kosovën që do të zhvillohet të mërkurën në orën 16:00 në Elbasan Arena.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy