
Në këtë xhiro të fundit të merkatos skuadrat me emër në Europë janë duke dhënë maksimumin për tu kompletuar deri në fundin e merkatos .
Një ndër to është edhe Milani që është rikthyer edhe më i fortë me shpresën se do të mund të përfshihet ndër kandidatët për të triunfuar si në Itali ashtu edhe në Europë . Traineri Stefano Pioli po i bën mirë llogaritë dhe tashmë synon sulmuesin e Monacos Pietro Allegri .
Kuqezinjtë e vlerësojnë shumë kontributin e italianit me monegaskët , operacion i cili kap 1 milionë eurot.
Megjithatë duke qenë se është një lojtar që premton shumë për të ardhmen , italianët janë duke shqyrtuar opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit që shkon deri në 6 milionë euro , shifër që s’përbën problem për arkat e Milanit . Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano negociatat ndërmjet palëve tashmë kanë iniciuar dhe sipas avancimeve të deritanishme mund të konkludohet se ky operacion është shumë afër konkretizimit .
Freskia fizike pa mënjanuar talentin e Pietro Allegri-t mund ti shërbejë këtij Milani që do të ketë një luftë të ashpër përpara sepse do të përballet me rivalitetin në Serinë A dhe sidomos në Uefa Champions League, kompeticion të cilin e njeh në perfeksion për arsye të sukseseve të së kaluarës .



