
Dyshimet e shpeshta për qëndrimin e Ronald Koeman tek Barcelona i kanë dhënë mundësinë Joan Laportas të ëndërrojë me rikthimin e Pep Guardiolas në Katalunjë . Sezoni i përkryer i trainerit nga Sampedor që është shumë afër tripletës me Manchester City-n ia kanë rikthyer vëmëndjen presidentit të katalanasve për të bashkuar forcat përsëri në drejtim të suksesit . 58 vjeçari mendon se ky trainer është i vetmi që mund ti shkaktojë buzëqeshje të pafundme ‘’ Blaugranëve ‘’ për shkak të së kaluarës ku dominoi në çdo aspekt futbollin . Analizat në funksion të së ardhmes e kanë bërë presidentin e njohur të mendojë edhe për Xavi Hernandez që ka arritur të fitojë disa trofe me Al Sadd të Katarit por profili i këtij të fundit mbetet disi i brishtë në krahasim me të famshmin Pep .
Marrëdhëniet ndërmjet tyre vijojnë të kenë të njëjtin ritëm si më përpara sepse gëzojnë një miqësi perfekte por ky operacion konsiderohet si shumë i vështirë për shkak të situatës aktuale që po përjeton i ashtuquajturi ‘’ Filozofi ‘’ tek Manchester City . Kalimi në finalen e Champions Leagues do ti japë edhe një herë mundësinë Pep Guardiolas për të shkruajtur emrin në librin e këtij turneu . Kontaktet ndërmjet tyre gjithmonë kanë qenë konstante por në shumë raste numri një i Manchester City-t e ka shprehur se ndihet shumë mirë në ishull , kontrata e të cilit merr fund në 2023-shin. Gjithsesi zërat e shumtë nuk kanë ndalur së qarkulluari dhe e përputhin mjaft mirë historinë e Pep Guardiolas dhe Ronald Koeman sepse thuhet se mund të finalizojnë eksperiencat me ekipet respektive pikërisht në vitin e lartpërmendur .
Me përfundimin e sezonit që parashikohet se do ti rikthejë buzëqeshjen e munguar spanjollit në lidhje me Champions Leaguen , mediat britanike kanë deklaruar se mund të marrë një vit pushim për të reflektuar për hapin e rradhës , ose në të kundërt mund te rikthehet në Katalunjë , aty ku pati shansin për tu njohur botërisht . Vështirësia e konkretizimit të kësaj çështje është evidente por futbolli në terma të përgjithshëm është i paparashikueshëm dhe trainerë të niveleve të tilla në një moment ose një tjetër e kthejnë kokën pas dhe rikthehen tek dashuria e vjetër.



