Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, u shpreh se Gjermania nuk bëri një ndeshje shumë të keqe. Gjithashtu ai shtoi, se pavarësisht se Franca luajti disa herë në mbrojtje, nuk mund të thuhet se ata bënë futboll të shëmtuar.
“Duke parë diferencat, Franca është favoritja absolute. Ka një formacion të stabilizuar. Gjermania është fanellë e madhe, luajtën shumë mirë për mundësitë që ka, nuk ishte aq mizerabël sa po e bëjmë. Të rinjtë nuk janë gati për të tilla ndeshje. Gjermania e kërkoi me durim golin. U munduan disa herë, por kanë qenë gjithë kohën në kërcënimin e golit të dytë. Francën e pamë disa herë që luante prapa, por nuk ishte futbolli i shëmtuar. Pak zgjaste, pastaj lëshohej raketa Mbappe. Portugalia është njëjtë si të gjithë pretendentët.”, theksoi Starova.



