
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë të shtunën ndaj Bylisit.
Shehi vlerësoi kundërshtarin, por shtoi se është momenti që bardheblutë të marrin maksimumin.
Tekniku i kryeqytetasve, zbuloi se sulmuesi Patrick do i nënshtrohet një operacioni në gju.
Skuadra është e plotë, Patrick do të bëjë ndërhyrje në gju, na kthehet Najdovski nga pezullimi i kartonëve.
Pas largimit të Xhixhës, siguruam shërbimet e Kristal Abazajt. Për fatin tonë të keq u dëmtua që në fillim dhe akoma se kemi 100%, kur u rikuperua Abazaj na u dëmtua Patrick, por do fusim lojtarë të tjerë për të dhënë maksimumin edhe pse cilësia bie pak për shkak të dëmtimeve.
Bylis është një kundërshtar që meriton respekt, duhet të kishte me shumë pikë se sa ka tani për atë çka dhënë në fushën e lojës, nuk duhet ta marrim nga renditja që është, por duhet vlerësuar pasi luan mirë futboll, ka momente të mira. Ka më shumë të mira se sa të këqija në ekip në dy fazat e lojës.
Është momenti që të marrim maksimumin në çdo ndeshje, duhet të bëjmë më të mirën, mos humbim përqendrimin dhe vlerësimin, sepse këto na kanë dëmtuar në shumë situata. Në këtë fazë ne jemi në vendin e parë dhe jemi në gjysmëfinalen e Kupës, përpos gjithë lëvizjeve, jemi brenda objektivat, dhe kërkojmë maksimumin në çdo kompeticion.
Hasanin e afruam për të zëvendësuar Taulantin, më vjen mirë që po shënon, është lojtari ynë kryesor bashkë me Patrick. Të dy janë golashënues, për fatin e keq braziliani nuk është në fushë dhe për mua sulmuesit anësorë janë shumë të rëndësishëm.



