Liverpool përcakton çmimin për Firmino

Liverpool përcakton çmimin për Firmino

Sezoni aktual mund të jetë i fundit për Roberto Firminon në ‘’ Anfield Road ‘’ .  Drejtuesit e Liverpoolit vijojnë të praktikojnë formulën e cila thekson se komponentët e skuadrës nuk duhet të  kalojnë 32 vitet , fakt që jep për të kuptuar se  Jurgen Klopp-it i nevojiten elementë të rinjë për të krijuar një lloj gërshetimi ndërmjet talentit dhe eksperiencës , aspekt tek i cili traineri gjerman beson fort se do ti ridërgojë ‘’ The Redsat ‘’ drejt sukseseve .

Me një kontratë deri në 2023- shin,  për brazilianin mendohet se vera e ardhshme mund ta ndihmojë Liverpoolin për ti gjetur një tjetër strehë dhe të shijojë në maksimum vitet e mbetura në futbollin e luajtur.  

Tridenti ofensiv i ish kampionëve të Premier Leagues nuk i plotëson kushtet e vëna nga drejtuesit të cilët kanë marrë shkas edhe nga rënia e dukshme e rendimentit të Roberto Firminos pavarësisht se është një lojtar që ka dhënë një kontribut të çmuar tek Liverpooli prej 7 sezonesh tashmë .

Ideja e Jurgen Kloppit është fuqizuar me humbjen e rivalitetit të sulmuesit me Diogo Jotan duke krijuar një farë skepticizmi për të ardhmen , gjë që s’duhet të ndodhte sidomos kur dihet se traineri 54 vjeçar është gjithmonë në kërkim të  trofeve të rëndësishëm .

Situata e rënduar nuk i ka lënë shteg  tjetër drejtuesve të gjigandëve të Anglisë dhe jo vetëm për ti bërë shumë shpejt detyrat në lidhje me Roberto Firminon  duke deklaruar 20-30 milionë euro për shitjen e brazilianit edhe pse  vlera reale e publikuar nga portali i specializuar ‘ Transfermark ‘ arrin 90 milionë eurot .

Kjo shifër është krejtësisht e justifikuar nëse konsiderohet eksperienca me Liverpoolin e cila i ka prodhuar shumë kënaqësi  ‘ Bobby-t ‘’ i cili numëron trofe me peshë si Champions League , Premier League , Superkupa e Europës dhe Botërori i Klubeve .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy