Ditën e nesërme në orën 17:30 në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qytetit të Kukësit, do të zhvillohet finalja e Kategorisë Superiore që do të caktojë fituesin e kampionatit për këtë edicion.
Kukësi kërkon që të shkruajë historinë duke fituar titullin e parë në historinë e klubit, ndërsa Skëndërbeu synon për titullin e shtatë rradhazi.



