Vllaznia në finale, Gurishta: Na dha forcë goli i anuluar, sakrifikova për skuadrën

Vllaznia në finale, Gurishta: Na dha forcë goli i anuluar, sakrifikova për skuadrën

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, në emisionin “Skaner” në MCN TV, pas kualifikimit të skuadrës së tij në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit, u shpreh se kuqebluve iu dha forcë goli i anuluar në ndeshjen e parë në Elbasan.

Mbrojtësi i djathtë, deklaroi se në rast se Partizani do të kishte shënuar golin e dytë në rastet e krijuara, gjithçka do të ishte më e vështirë për shkodranët. Sipas Gurishtës, Vllaznia e meritonte të kualifikohej në finale, edhe pa shkuar te penalltitë.

Ishim përgatitur që do të ishte një ndeshje e fortë. Goli i anuluar në Elbasan na dha më shumë forcë sot për të kërkuar me çdo kusht kualifikimin. Partizani kishte raste ta dyfishonte rezultatin, por për fat të mirë nuk shënuan dhe ne ia dolëm të barazojmë. Mendoj se e merituam të kualifikoheshim pa shkuar te penalltitë.

Nuk e kemi menduar se mund të shkonte ndeshja në penallti. Vetëm dje, trajneri na tha të përgatiteshim për penalltitë. I kishim marrë masat për penallti dhe ia dolëm të fitojmë.

Nëse do të shkonte ndeshja 0-2 do ishte shumë e vështirë. Do ishte një goditje e rëndë. Jemi të lumtur që Partizani nuk e shënoi të dytin dhe ia dolëm.

U bë një periudhë e gjatë që isha jashtë fushe. Edhe sot nuk isha 100% i gatshëm, por e ndjeva që duhet të isha pranë ekipit. Të them të drejtën, sakrifikova. Në kohën shtesë trajneri më pyeti nëse kam dhimbje dhe i thashë që jam mirë. Mendoj se gjithçka ia vlejti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy