
Franca është fituesja e Ligës së Kombeve për këtë edicion, teksa ka mposhtur në finale Spanjën me rezultatin 1-2.
Iberikët kaluan të parët në avantazh me Oyarzabal në minutën e 64-t, por “Gjelat” përmbysën gjithçka falë golave të Karim Benzema në minutën e 66-të dhe Mbappe në minutën e 80-të.
Një ndeshje me të vërtetë spektakolare në “San Siro”, por në fund ishte Franca që festoi duke marrë edhe trofeun.
Franca rikthehet kështu të jetë dominuese, ku pas zhgënjimit në Europianin e verës, ia del të triumfojë në Ligën e Kombeve.



