
Paulo Dybala mbetet një ndër prioritetet e merkatos së Interit , ekip i cili do ti rrëmbejë Juventusit një lojtar tejet cilësor , me parametër zero .
Argjentinasi nuk pranoi rinovimin e kontratës dhe fatkeqësisht ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të humbasë një komponent me shumë vlera në metrat e fundit.
Zërave në lidhje me një lloj distancimi ndërmjet palëve ia ka mbyllur gojën deklarata e drejtuesve zikaltër të cilët sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’ janë të gatshëm ti ofrojnë 5 milione euro në sezon plus një tjetër nëse 28 vjeçari do të zhvillojë më tepër se 50 % e ndeshjeve me ish kampionët e Scudettos.
Megjithatë për Interin është shfaqur një problem në orët e fundit sepse thuhet se Real Madridi ka nisur tratativat për transferimin e ‘’ La Joyas ‘’ në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , ekip që mund t’ia ndërpresë entuziazmin italianëve për një ndër më të mirët e Italisë në vitet e fundit.
Kjo situatë shpjegohet me aspektin ekonomik të Interit i cili lë për të dëshiruar ndërsa ‘’ Galaktikët ‘’ janë në një moment krejtësisht ndryshe në të gjitha aspektet sepse vinë nga një sezon spektakolar i cili u finalizua me fitimin e La Ligas dhe Champions Leagues.
Kryeqytetasit mbeten një kërcënim serioz për skuadrën nga Milano e cila duhet të bëjë një sakrificë të madhe për të firmosur me Paulo Dybalan dhe mënyra më e mirë është shitja e lojtarëve me peshë , ndër të cilët përflitet emri i Milan Skriniar , Joaquin Correa dhe Alexis Sanchez.
Një avantazh i lehtë për Interin është edhe deklarata e Romelu Lukakut i cili ka shpehur prej kohësh se dëshiron rikthimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe formimi i dyshes me Paulo Dybalan sigurisht do ta shëndërronte ekipin e Simone Inzaghit në të papërballueshëm .



