Barcelona, interes për Pavard

Barcelona, interes për Pavard

 Ana e djathtë të mbrojtjes së Barcelonës prej vitesh me rradhë është konsideruar problematika më e madhe e kësaj skuadre.

Hector Bellerin dhe Sergio Roberto nuk e kanë kënaqur aspak Xavi Hernandezin dhe pothuajse në çdo merkato ‘’ Blaugranët ‘’ tentojnë ti japin fund kësaj historie njëherë e mirë. 

Benjamin Pavard , i cili aktivizohet në rradhët e Bayern Munchen po analizohet nga drejtuesit e spanjollëve , lojtar që e përfundon kontratën me bavarezët në 30 qershorin e 2024-tës .

Por për shërbimet e 26 vjeçarit do të zhvillohet edhe derbi ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit pasi mënyra e lojës së tij preferohet shumë , sidomos për arsye të përshtatjes në disa pozicione.

Gjithsesi , për ‘’ Los Cules ‘’ do të jetë e vështirë sepse për largimin e Benjamin Pavard nga ‘’ Allianz Arena ‘’ sigurisht gjermanët besohet se do të kërkojnë një shifër të majme dhe duke iu referuar situatës ekonomike , Barcelona nuk ka asnjë garanci për arritjen e qëllimit.

Eksperienca tek Bayern Munchen i ka shërbyer ish kampionit të botës me Francën për të rritur cilësinë, i cili numëron 136 sfida , 8 gola dhe 11 asiste me rekordmenët e Bundesligës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy