
Pas Interit dhe Juventusit, edhe Manchester United ka shfaqur interes për Giorgio Scalvinin. Qendërmbrojtësi i Atalantas , me vetëm 19 vite mbi supe po shfaq një profesionalizëm për tu marrë shembull gjatë sfidave.
Me bergamaskët italiani numëron 13 sfida deri më tani, të shoqëruara me 1 gol, i cili vijon ta bëjë krenar trainerin Gian Piero Gasperini.
Interesi masiv për një ndër shtyllat e mbrojtjes zikaltër , edhe njëherë konfirmon punën voluminoze, tek një ekip i cili konsiderohet tejet kompetitiv , në Itali dhe në Europë.
Duke qenë se është një ndër më të rëndësishmit e të ashtuquajturës ‘’ La Dea ‘’, parashikohet se drejtuesit e saj do të reagojnë shumë shpejt në lidhje me interesin e tyre.
Shitja e mundshme e Giorgio Scalvinit në njëfarë mënyre mund ti prishë ekuilibrat në repartin defensiv të Atalantës ose në të kundërt qëndrimi në ‘’ Gewiss ‘’ do të rezultonte një sukses nga drejtuesit e këtij ekipi.



