Ulja në tokën shqiptare për kombëtaren e Lihtenshetejnit nuk ka shkuar aspak mirë.
Një moment paniku është krijuar kur stafi i kësaj kombëtareje po përgatitej të ulej në aeroportin e Rinasit.
Avioni është ulur me vështirësi duke krijuar shqetësim për stafin dhe lojtarët të cilët do të përballen me Shqipërinë për ndeshjen kualifikuese te Botërorit nesër në “Elbasan Arena”.
Lajmin e ka bërë të ditur mesfushori i ekipit të Luksemburgut, Sandro Vieser, i cili në konferencën për shtyp pak minuta më parë është shprehur:
“U frikësuam nga ajo ulje e fortë e avionit. Megjithatë, gjithçka kaloi dhe tani jemi më mirë”, ishin fjalët e Vieser.



