Demiral, në listën e Interit

Demiral, në listën e Interit

Largimi i Milan Skriniar tek Paris St Germain në verën e kaluar ka lënë një boshllëk evident në mbrojtjen e Interit.

Simone Inzaghi vijon i pakënaqur me rendimentin e këtij reparti, pavarësisht se zikaltërit po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer në Serinë A.

Traineri italian është përfshirë menjëherë në këtë çështje dhe ka deklaruar emrin e rradhës për përforcimin e ekipit.

Flitet për Merih Demiral i cili po e vijon karrierën në Arabinë Saudite, tek Al- Ahli. Drejtuesit e ish fituesve të Scudettos thuhet se do të ofrojnë rreth 20 milionë euro për turkun, pa përjashtuar huazimin e tij për një sezon me opsion blerje të kartonit.

Situata aktuale tek Interi në repartin e prapavijës konsiderohet kritike dhe qendërmbrojtësi 26 vjeçar shikohet si një opsion ideal për ta zëvëndësuar sllovakun.

Numri një i stolit pretendon krijimin e një dysheje të fortë bashkë me Bastonin dhe Merih Demiral mund të rezultojë goditja e duhur e skuadrës nga Milano.

Një avantazh për ishi-n e Juventusit do të ishte riadaptimi i shpejtë tek një ekip me të cilin është përballur në të kaluarën, si përfaqësues i të ashtuquajturës ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy