
Ulje-ngritjet e Paris St Germain në repartin e mesfushës e kanë bërë edhe më vigjilent Luis Enriquen në lidhje me merkaton.
Traineri asturian natyrisht po has vështirësi tek ‘’ Les Pariziens ‘’, ekip ku presioni është shumë i madh pasi gjithmonë duhet të fitosh.
Për këtë arsye ishi i Barcelonës ia ka vënë syrin Boubacar Kamaras, një referent tek Aston Villa.
24 vjeçari u transferua nga Marseille në ‘’ Villa Park ‘’ në merkaton e 2022-shit dhe që atëherë ka fituar një rol protagonisti në 11-shen e formuar nga Unay Emery.
Stili i lojës së tij është një kombinim perfekt i teknikës, organizmit dhe aftësisë për të krijuar rrezik në zonat kundërshtare, i duhuri për mënyrën sesi luan Paris St Germain.
Për londinezët shitja e Boubacar Kamaras do të ishte një arritje, sidomos kur flitet për një ekip që liderohet nga një president si Nasser Al Khelaifi, i cili ka investuar fuqimisht ndër vite dhe ka arritur të transferojë më të mirët në botë në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Objektivat dihen tashmë, me në krye fitimin e Champions Leagues, edhe pse gjatë këtij sezoni kuq e blutë po hasin shumë vështirësi.
Tre sezonet tek Aston Villa i kanë shërbyer marsejezit për të ngjitur shkallët në karrierë dhe tashmë sakrificat po i shpërblehen.



