Ederson Moraes, me pretendentë në Arabinë Saudite

Ederson Moraes, me pretendentë në Arabinë Saudite

Merkatoja e verës do të jetë një periudhë përcaktuese për të ardhmet e shumë lojtarëve.

Edhe ajo e Ederson Moraes është vënë në pikpyetje në kohët e fundit, portier për të cilin disa ekipe në Arabinë Saudite kanë nisur ofensivën.

Për Manchester City-n një interes i tillë sigurisht përbën një kërcënim për arsye të potencialit të jashtëzakonshëm në aspektin ekonomik në këtë lige.

Por vendimi i takon gardianit të tre shtyllave, një pilar në 11-shen e Pep Guardiolas, falë të cilit ‘’ The Citiziens ‘’ kanë patur shumë avantazhe gjatë ndeshjeve.

Lajmi është bërë me dije nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano por gjithçka do të varet nga ishi i Benfikës.

Sigurisht, kontributi i dhënë gjatë shtatë sezoneve në ‘’ Etihad ‘’ meriton duartrokitje por siç dihet në futboll historitë ndryshojnë dhe asaj të Ederson me fituesit në fuqi të Champions Leagues mund ti vihet pika shumë shpejt.

Ende nuk është bërë me dije emri i pretendentëve por kur flitet për Arabinë Saudite, ofertat natyrisht rezultojnë marramendëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy