
Ditën e sotme, u luajt ndeshja miqësore mes Arsenalit dhe Milanit, në Dubai. Pas ndalesës për shkak të Botërorit, skuadrat po zhvillojnë ndeshje miqësore, për të qenë gati për kampionatin në janar.
Sa i përket miqësores, Arsenali triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit. Pjesa e parë foli e gjitha për anglezët, që shënuan dy herë me Odegaard në minutën e 21 dhe Nelson në minutën e 41.
Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me kuqezinjtë që ishin më kërkues dhe arritën të gjejnë golin me Tomorin në minutën e 78-të, por pa arritur dot të barazojnë shifrat.



