Erzeni-Vllaznia 3-2 dhe Partizani-Egnatia 1-1, ishin dy ndeshjet e fundit për javën e 19-të në Abissnet Superiore.
Vllaznia humb mundësinë për tu afruar me kreun, teksa humb edhe vendin e tretë, që tashmë mbahet nga Erzeni me 29 pikë, 1 më shumë se shkodranët.
Tirana vazhdon në krye me 34 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Partizanit. Vendi i pestë i takon Egantias me 27 pikë dhe ndjek Laçi me 26 pikë. Bylisi renditet i shtati me 23 pikë dhe më pas vijnë, Kukësi me 22 pikë, Teuta me 21 pikë dhe Kastrioti që mbyll renditjen me 19 pikë.
RENDITJA:



