Skuadrat e Superiores gati/ Shkëlqejnë në miqësore, rezultatet e 4 ndeshjeve

Skuadrat e Superiores gati/ Shkëlqejnë në miqësore, rezultatet e 4 ndeshjeve

Skuadrat e Superiores, po i japin dorën e fundit përgatitjeve, para rifillimit të kampionatit, pasi pauzës disa javore.

Disa prej ekipeve, kanë luajtur miqësore, për të parë gjendjen e lojtarëve para se të zbresin në fushë në kampionat.

Vllaznia ka mposhtur me shifrat e thella 4-1, skuadrën e Tërbunit, që militon në Kategorinë e Parë. Çoba, Mustedanagic, Hoxhaj dhe Maliqi, i dhanë fitoren shkodranëve me golat e tyre.

Laçi triumfoi 3-0 ndaj Vorës, në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Van Dave, i cili realizoi të 3 golat e takimit.

Kastrioti mundi minimalisht Erzenin, me golin e vetëm që u shënua nga Selmani. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Dinamo ndaj Skënderbeut, aty ku ishte Redon Mihana që shënoi golin e vetëm.

REZULTATET:

Vllaznia-Tërbuni 4-1

Laçi-Vora 3-0

Kastrioti-Erzeni 1-0

Dinamo-Skënderbeu 1-0

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy