Real Madridi, përsëri ofensivë për Ivan Fresnedan

Real Madridi, përsëri ofensivë për Ivan Fresnedan

 Koha kalon si pa e kuptuar dhe drejtuesit e ekipeve gjithmonë e rikthejnë fokusin tek objektivat e dikurshëm. 

Kjo situatë është përsëritur me Real Madridin pasi përsëri gjatë merkatos së verës do të tentohet transferimi i Ivan Fresnedas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Gjetja e një zëvëndësuesi ideal për Dani Carvajal tashmë është një prioritet për trainerin Alvaro Arbeloa dhe mbrojtësi i Sporting Lisbonës ka treguar se e meriton ti përfaqësojë ‘’ Los Blancos ‘’ në të ardhmen.

 Ishi i Real Valladolid prej tre sezonesh vijon të jetë shumë i rëndësishëm tek kryeqytetasit, shumë potent, tejet cilësor në aspektin taktik dhe në duele, si dhe spikat për inkursionet drejt kundrasulmeve. 

22 vjeçari mbetet një alternativë e cila po analizohet me kujdes nga ‘’ Los Merengues ‘’ i cili për më tepër e njeh shumë mirë La Ligan. 

Pretendimi i tyre është ta sigurojnë këtë pozicion me një lojtar i cili bën diferencën dhe natyrisht madrileni e përmbush këtë kërkesë. 

Duhet pritur sepse për Ivan Fresnedan interesi i ish fituesve të Champions Leagues përbën një vlerësim më tepër i cili nëse do të vendosë për Real Madridin e ardhmja mund të ndryshojë në çdo aspekt.

 Ecuria e deritanishme me luzitanët meriton duartrokitje, lojtar që është aktivizuar në 19 sfida nga Rui Borges dhe ka shënuar 1 gol, statistika të shoqëruara me një lojë tejet premtuese tek një ndër gjigandët e Portugalisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy