Nicky Hayden nuk ia del, ish-kampioni botës në MotoGP është ndarë nga jeta pas aksidentit

Nicky Hayden nuk ia del, ish-kampioni botës në MotoGP është ndarë nga jeta pas aksidentit

Një tjetër pilot i MotoGP është ndarë nga jeta.

Ish-kampioni i botës Nicky Hayden, ka ndërruar jetë në spitali ku qëndronte i shtruar pas 5 ditësh nga aksidenti.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur spitali ku ka lajmëruar se piloti 36-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda të marra në aksidentin e ditës së mërkurë.

Hyden së bashku me disa çiklistë të tjerë po stërvitej në provincën e Riccione-Tavoleto kur papritur u përplas nga një makinë duke përfunduar fillimisht sipër saj e më pas në një cep të rrugës.
 
Fillimisht Hyden u dërgua menjëherë në spitalin e Riminit dhe më pas u transferua në Çesena për kushte më të specializuara. Prej ditësh nga Amerika kishin mbërritur e ëma dhe i vëllai, por sot ata u njoftuan se Hyden ndaloi së marri frymë.

Largimi i tij do i mungojë sportit të MotoGP pasi Nicky ishte piloti parë që theu dominimin e Valentino Rosit duke e zbritur atë nga froni dhe i rëmbyer titullin e kampionit në MotoGP.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy