Fabinho drejt largimit nga Liverpool

Fabinho drejt largimit nga Liverpool

Në orët e fundit mesfushori Fabinho është shëndërruar në objektivin e Al- Ittihad në Arabinë Saudite. Për brazilianin drejtuesit kanë ofruar 46 milionë euro, i cili shquhet për përshtatjen në disa pozicione , vizionin për lojën dhe të qënit solid në fazën defensive. Sipas ‘ The Athletic ‘ , ky klub kërkon të përforcohet me lojtarë që kanë lënë gjurmë në kontinentin e vjetër dhe mesa duket 29 vjeçari do të jetë një ndër të larguarit nga ‘’ Anfield Road ‘’ për arsye se nuk bën më pjesë në planet e trainerit Jurgen Klopp. Megjithatë , merkatos së verës i mbetet edhe shumë kohë për të përfunduar por s’duhet përjashtuar se gjithçka mund të ndodhë në ditët vijuese. Një avantazh për ekipet e Arabisë Saudite është se shquhen për ofertat e bujshme dhe jo më kot shumë lojtarë kanë preferuar të largohen nga Europa për të nisur një eksperiencë të re në këtë ligë. Ishi i Monacos numëron 5 sezone tek anglezët dhe përgjatë viteve ka rezultuar një lojtar kyç në mesfushë por oferta e sipërpërmendur mund të konsiderohet tenduese nga anglezët dhe mund ti vërë pikën eksperiencës së tij , në një ndër klubet më të famshëm në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy