
Merkatoja e janarit është shumë afër dhe tek Barcelona me kohë kanë filluar përpjekjet për ti ardhur në ndihmë reparteve që nuk e kanë bindur Hansi Flickun.
Ofensiva ende nuk po e bind gjermanin, i cili ka kërkuar përforcime.
Kvicha Kvaratskhelia është shëndërruar në objektivin e spanjollëve, një lojtar shumë cilësor i Napolit, i pretenduar edhe nga klube të tjerë me emër.
23 vjeçari ka shkëkqyer sidomos në kampionatin italian, një element shumë teknik dhe i shpejtë, problematik për çdo rival.
Flitet se presidenti i Napolit Aurelio Di Laurentis do të kërkojë 80 milionë euro për gjeorgjianin por ja vlen për tu përmendur se zgjedhja e parë e numrit një të stolit është Rafael Leao.
Për Joan Laportan një shifër e tillë përbën një sfidë pasi siç dihet në aspektin ekonomik Barcelona ende nuk është në lartësinë e duhur por duke iu referuar ecurisë së deritanishme Kvicha Kvarastskhelia ka shumë gjasa që të përfundojë në ‘’ Camp Nou ‘’.
Një tjetër alternativë është edhe Nico Williams por për spanjollin rivaliteti do të jetë shumë i ashpër me gjigandë të kontinentit të vjetër.
Vera e ardhshme mendohet e vrullshme si për ish fituesit e La Ligas ashtu edhe për çdo ekip, një periudhë e konsideruar gjithmonë determinante për vijimësinë.



