
Kukësi ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e parë në këtë merkato verore. Mesfushori Ardit Hila është lojtari më i ri i verilindorëve.
Klubi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me 28-vjeçarin, me të cilin ka firmosur për 2 sezonet e ardhshme. Kohët e fundit është folur edhe për një interesim të Partizanit për mesfushorin, por Kukësi është treguar më i shpejtë për të mbyllur marrëveshjen.
Hila është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Teutës dhe Partizanit, madje me këta të fundit fitoi edhe titullin kampion në vitin 2019.



