Barcelona, ofensivë për Maxi Araujon

Barcelona, ofensivë për Maxi Araujon

Shumë emra kanë qarkulluar së fundmi në listën e drejtuesve të Barcelonës.

Përpos Europianit, Kupa e Amerikës gjithashtu është një kompeticion i cili po merr shumë vëmëndje,duke qenë se performojnë kombëtare shumë cilësore.

Kanë filluar tentativat për blerjen e Maximiliano Araujos, një referent në 11-shen e Marcelo Bielsas tek Uruguaji.

Objektivi kryesor i numrit një të ‘’ Los Cules ‘’ është Nico Williams por në rastin se do të dështojë për transferimin e asit të Athletic Bilbaos në ‘’ Camp Nou ‘’, 24 vjeçari nga Montevideo konsiderohet si alternativë.

Me Hansi Flick në stol besohet se shumë gjëra do të ndryshojnë tek ‘’ Blaugranët ‘’ duke filluar nga sezoni vijues, por fillimisht do të bëhen përpekjet maksimale gjatë merkatos së verës për të krijuar një ekip shumë kompetitiv.

Momentalisht ofensiva e Barcelonës konsiderohet e frikshme me Robert Lewandowskin dhe Lamine Yamal por edhe ishi i Tolucas preferohet nga traineri gjerman.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjithashtu pjesë e projektit janë edhe Luis Diaz dhe Dani Olmo por sidoqoftë katalanasit s’do ta kenë të lehtë, sidomos për Nico Williams i cili pretendohet edhe nga Chelsea dhe Arsenali.

Sipas gazetarit të ‘’ El Chiringuitos ‘’ Marcos Benito, drejtori sportiv Deco e ka ndjekur Maxi Araujon gjatë Kupës së Amerikës,lojtar që ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist për ‘’ Los Charruas ‘’.

Klauzola e prishjes së kontrates prej vetëm 20 milionë eurosh është një shans shumë i mirë për Barcelonën për të përforcuar mesfushën dhe s’përjashtohet se drejtuesit respektivë mund të negociojnë për reduktimin e kostos së këtij lojtari.

Mesfushori nga Montevideo spikat për triblimet dhe arritjen me shpejtësi në zonat kundërshtare, i cili mund të vijojë karrierën në kontinentin e vjetër duke filluar nga sezoni vijues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy