Milan në sulm për Bale

Milan në sulm për Bale

  Real Madridi ia ka bërë të qartë se nuk e ka në planet e të ardhmes sulmuesin Gareth Bale dhe një pretendent me shumë peshë  kërkon ta largojë nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Milani është hedhur në sulm për këtë përforcim luksi që mund ti  japë më shumë eksperiencë fazës ofensive  duke qenë se e ka konfirmuar në të kaluarën me fitimin e shumë trofeve me Real Madridin .

Kuqezinjtë janë përpara një situate paksa delikate sepse Zlatan Ibrahimovich nuk garanton edhe shumë për vijimësinë dhe sipas tabloidit ‘ The Sun ‘ italianët do të tentojnë transferimin e uellsianit në ‘’ San Siro ‘’ gjatë verës .

‘’ Djalli “ konsiderohet një ndër ekipet më të famshëm të planetit dhe gjatë viteve ka patur kënaqësinë të shfrytëzojë  talentin e shumë yjeve të futbollit botëror, fakt që ndoshta Gareth Bale mund ta konsiderojë por që në krye të herës , lojtari nga Kardiffi e ka deklaruar se do ti japë prioritet ofertave nga Premier League, kampionat ku filloi rrugën drejt suksesit fillimisht me  Southampton e më pas me Tottenham Hotspurin .

Etapa e fundit tek Real Madridi s’ka prodhuar  gjë tjetër veçse e ka impulsuar drejt një largimit nga kryeqytetasit , histori që ka rezultuar ndryshe me kombëtaren e Uellsit ku sulmuesi nga Kardifi vijon të shkëlqejë .

Rikthimi në elitë imponon shumë sakrifica dhe rruga për arritjen e objektivave po vijohet siç është planifikuar , ku sigurisht prioritet mbetet fitimi i trofeve dhe thyerja e akullit në Champions League që gjithmonë është konsideruar kompeticioni i preferuar i kuqezinjve , aty ku rezultatet janë të padiskutueshme , me 7 trofe të fituar .

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy