Ibrahima Konate, afër rinovimit me Liverpoolin

Ibrahima Konate, afër rinovimit me Liverpoolin

Në kohet e fundit e ardhmja e Ibrahima Konates në ‘’ Anfield Road ‘’ është vënë seriozisht në dyshim. 

Interesi i Real Madridit sigurisht është marrë në konsideratë nga ish-i i Leipzigut, një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër. 

Por duket se drejtuesit e Liverpoolit kanë lëvizur me shpejtësi dhe thuhet se janë afër rinovimit tek kontratës me 26 vjeçarin. 

Prezenca e tij në prapavijë i ka ofruar siguri ‘’ Të Kuqve ‘’ gjatë sfidave, shumë potent, shtatlartë, i shpejtë dhe i ashpër në dyluftime. 

Duke qenë se është një komponet që bën diferencën, i padiskutueshëm në skemat e Arne Slot, krerët e anglezëve kanë përshpejtuar çdo lëvizje për të siguruar qëndrimin. 

Rendimenti në sezonin aktual ka konfirmuar cilësitë e Ibahima Konates i cili numëron 2 gola në 42 sfida me ish fituesit e Champions Leagues, shoqëruar me një lojë bindëse.

 Vlen të ripërmendet se një ekip i kësaj kategorie duhet domosdoshmërisht të sigurojë qëndrimin e peshave të rënda për të evituar njëkohësisht përforcimin e rivalëve të mundshëm në kompeticionet europiane në të ardhmen e afërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy