
Gjatë merkatove vijuese kryesisht asaj të verës Manchester City mendohet se do të jetë një ndër protagonistët.
‘’ Qytetarët ‘’ mbështeten fuqimisht nga Khaldoon Al Mubarak i cili ka investuar ndër vite.
Gjithashtu anglezët janë të privlegjuar pasi drejtohen nga Pep Guardiola, një ndër më të mirët në training.
Katalanasi kësaj rradhe e ka përqëndruar vëmëndjen tek mesfusha dhe ka zgjedhur Morgan Gibbs- Whiten.
26 vjeçari po zhvillon sezonin e katërt tek Nottingham Foresti dhe ka dhënë maksimumin në çdo sfidë.
Sakrificat e tij janë shpërblyer me interesin e ish fituesve të Champions Leagues, ekip i cili aspiron titujt në çdo sezon.
Ishi i Sheffield United e ka ndihmuar Nottingham Forestin për të avancuar jo vetëm në Premier League por edhe në Europa League dhe flitet se numri një i bardhekaltërve ka ofruar 80 milionë euro.
Eshtë një shifër e cila parashikohet se do të merret në konsideratë nga krerët e Nottingham Forestit, pavarësisht rëndësisë së Morgan Gibbs-Whites në skemat e trainerit Vitor Pereiras.
Një transferim në ‘’ Etihad Stadium ‘’ mund t’ia ndryshojë karrierën në çdo aspekt dhe sigurisht do ti ndihmonte rivalët në Premier League për ti përforcuar arkat.
8 gola në 36 sfida numëron ishi i Swanseas në sezonin aktual, në një ndër kampionatet më të bukur të Europës.



