Pas largimit të Bledar Devollit, Dinamo nuk ka humbur kohë për të zgjedhur trajnerin e ri. Siç edhe pritej, drejtimi i skuadrës i është besuar italianit, Rodolfo Vanoli, i cili në të kaluarën ka drejtuar në Itali, Slloveni dhe Zvicër.
Vetë klubi i Dinamos, ka bërë të ditur ditën e sotme se nesër do të bëhet prezantimi i trajnerit 59-vjeçar.
Tekniku italian do të ketë një detyrë të vështirë te skuadra kryeqytetase, për të siguruar mbijetesën.
Pas 25 javëve në kampionat, “Nëndetësja” mban vendin e parafundit me 23 pikë.



