
Si në çdo merkato tjetër drejtuesit e Barcelonës do të synojnë të përforcojnë medoemos krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ky repart ka patur ulje-ngritje të shpeshta gjatë sezoneve dhe një ndër objektivat vijon të jetë Marc Pubill.
Spanjolli aktivizohet për Almerian në Segunda Division dhe interesi i ‘’ Los Cules ‘’ konsiderohet një sukses.
Niveli impresionues në aspektin taktik dhe të qënit deçiziv në shumicën e ndeshjeve e shëndërron 21 vjeçarin në një element i cili mund ti shërbejë skemave të Hansi Flickut në të ardhmen.
Mënyra se si luan preferohet shumë nga traineri gjerman, i cili ka bërë një punë për tu duartrokitur nën drejtimin e ‘’ Blaugranëve ‘’, skuadër ku presioni është shumë i madh dhe gabimet kushtojnë shtrenjtë.
Presidenti i Almerias Turki Al- Sheikh pretendon të arkëtojë rreth 15 milionë euro për Marc Pubill dhe ai i Barcelonës Joan Laporta synon që sa më shpejtë ta arrijë marrëveshjen.
Priten zhvillime në javët vijuese në lidhje me këtë lojtar, i cili në sezonin e parë me Almerian numëron 23 sfida dhe 1 gol.



